La Liga mund t’ia dorëzojë Barçës trofeun të shtunën

  • 25 April 2019 - 11:57
La Liga mund t’ia dorëzojë Barçës trofeun të shtunën

Lionel Messi e ka mundësinë që të shtunën ta ngre lart trofeun e La ligës për herë të dhjetë në karrierën e tij me Barcelonën, pasi që La Liga ka vendosur t’ia dorëzojë titullin menjëherë pas ndeshjes, nëse e siguron titullin.

Barcelona mund ta fitojë titullin të shtunën edhe para se ta fillojë ndeshjen e vet, pasi që e siguron matematikisht trofeun e La Ligës nëse Atletico Madridi humb ndaj Real Valladolidit të shtunën.

Klubi katalonas mund ta kishte siguruar titullin edhe  mbrëmë, mirëpo në minutën e 81-të të ndeshjes kundër Valencias, Atletico Madridi e shënoi golin e fitores, duke e shtyrë kështu festën e katalonasve.

Por, edhe nëse Atletico Madridi e fiton edhe ndeshjet kundër Real Valladolidit, La Liga do t’ia dorëzojë trofeun e La Ligës pas ndeshjes kundër Levantes, nëse Barcelona arrin ta fitojë atë.

Trofeu do t’i dorëzohet Barcelonë pas ndeshjes pavarësisht mënyrës se si e sigurojnë titullin, për aq kohë sa arrijnë ta sigurojnë atë.

Barcelona do të luajë në Camp Nou edhe një herë tjetër këtë sezon, më 12 maj kundër Getafes, mirëpo Federata e Futbollit të Spanjës ka vendosur që trofeu t’i dorëzohet Barcelonës sa më parë që të jetë e mundur.

(Kosova Sot)