Çka shkoi gabim për Manchester Unitedin?

  • 25 April 2019 - 12:24
Çka shkoi gabim për Manchester Unitedin?

Ecuria demoralizuese e Manchester Unitedit në fund të këtij sezoni vazhdoi me disfatën 2:0 në derbin e së mbrëmshëm kundër Manchester Cityt.

GiveMeSport e ka analizuar mënyrën se si fillimi i jashtëzakonshëm i Ole Gunnar Solskjaerit në pozitën e trajnerit të Manchester Unitedit, me vetëm një disfatë në 17 ndeshjet e para, u ndjek nga nëntë ndeshje tronditëse.

10 mars: Arsenal 2:0 Manchester United

Goli i Granit Xhakës i shënuar nga largësia dhe penalltia e Pierre-Emerick Aubameyangut i dhanë fund ecurisë së ndeshjeve pa disfatë të Solskjaerit në Premierligë. Rezultati i kësaj ndeshjeje bëri që Arsenali të kalojë në top katërshe të Anglisë. 

16 mars: Wolves 2:1 Manchester United

Golat e shënuara në pjesën e dytë të ndeshjes nga Raul Jimenez dhe Diogo Jota bënë që Wolves e jo Manchester Unitedi të kalojë në gjysmëfinale të FA Cup.

30 mars: Manchester United 2:1 Watford

Dy ditë pasi u emërua trajner permanent i Manchester Unitedit, Solskjaer e siguroi një fitore në ndeshjen kundër Watfordit, përmes golave të Marcus Rashfordit dhe Anthony Martialit, përkundër paraqitjes jo edhe aq mbresëlënëse.

2 prill: Wolves 2:1 Manchester United

Manchester Unitedi e pësoi disfatën e dytë në Molineux brenda 17 ditëve, pasi goli i shënuar nga Scott McTominay mori përgjigje nga Wolvesi me golin e shënuar nga Diogo Jota dhe autogolin e Chris Smallingut.

10 prill: Manchester United 0:1 Barcelona 

Autogoli i Luke Shaw bëri që skuadra e tij ta humbë ndeshjen e parë çerekfinale kundër Barcelonës në “Old Trafford”. Pas kësaj, Solskjaer përballej me detyrën e vështirë për ta kthyer rezultatin në Camp Nou, ku Barcelona nuk ka pësuar humbje në Evropë që një kohë të gjatë.

13 prill: Manchester United 2:1 West Ham United

Dy penallti të shënuara nga Paul Pogba ia fituan Manchester Unitedit tri pikë në kuadër të Premierligës, përkundër paraqitjes së dobët të “Djajve të kuq” në këtë ndeshje kundër West Hamit.

16 prill: Barcelona 3:0 Manchester United

Lionel Messi ia shoi të gjitha shpresat për kualifikim në gjysmëfinale Manchester Unitedit, me dy golat e shënuara në pjesën e parë të ndeshjes, para se Philippe Coutinho ta thellonte rezultatin edhe më shumë.

21 prill: Everton 4:0 Manchester United 

Ecuria e dobët e Manchester Unitedit e arriti pikën më të ulët në ndeshjen kundër Evertonit, kur u turpëruan nga golat e shënuara prej Richarlisonit, Gylfi Sigurdssonit, Lucas Dignes dhe Theo Ëalcottit.

24 prill: Manchester United 0:2 Manchester City

Edhe pse skuadra e Manchester Unitedit dukej më mirë e organizuar në pjesën e par të ndeshje, mbrojtja e tyre u shkatërrua nga Bernardo Silva fillimisht, e pastaj edhe nga Leroy Sane. 

(Kosova sot)