Milani ëndërron ta emërojë Conten në pozitën e trajnerit

  • 25 April 2019 - 12:38
Milani ëndërron ta emërojë Conten në pozitën e trajnerit

Maurizio Sarri, Gian Piero Gasperini dhe Rudi Garcia raportohet se janë të gjithë kandidatë të mundshëm për ta zëvendësuar Gennaro Gattuson në pozitën e trajnerit të Milanit, mirëpo kuqezinjtë raportohet se e ëndërrojnë Antonio Conten.

Sipas të përditshmes italiane, Gazzetta dello Sport, trajneri actual, Gennaro Gattuso, e ka humbur mbështetjen e bordit drejtues të Milanit pas eliminimit të mbrëmshëm nga Kupa e Italisë, kundër Lazios.

Si pasojë e këtij eliminimi, bordi drejtues i klubit kuqezi e ka bërë një listë me trajnerët që mund ta zëvendësojnë Gattuson në pozitën e trajnerit.

Klubi dëshiron të arrijë marrëveshje me ndonjërin prej këtyre trajnerëve edhe nëse Gattuso arrin ta kualifikojë Milanin në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Lista në fjalë përbëhet nga Maurizio Sarri, Gian Piero Gasperini dhe Rudi Garcia, i cili për momentin e mban pozitën e trajnerit të Olympique Marseille. Ndërsa, Unai Emery dhe Maurizio Pochettino janë vetëm si sugjerime.

Megjithatë, Gazzetta dello Sport e thekson se opsioni i parë i Milanit për pozitën e trajnerit është Antonio Conte. Për emërimin e ish-trajnerit të Chelseat, Milani mund të ketë garë nga Roma, Interi dhe Juventusit. 

(Kosova Sot)