Kloppi e pranon që është tifoz i Man Cityt dhe Barcelonës

  • 25 April 2019 - 12:43
Kloppi e pranon që është tifoz i Man Cityt dhe Barcelonës

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka pranuar që është tifoz i Barcelonës, Tottenhamit dhe Manchester Cityt, si dhe ka bërë të ditur se i ndjek edhe ish-klubet e tij, Mainzin dhe Borussia Dortmundin.

Trajneri gjerman është plotësisht i dhënë pas pozitës së tij si trajner i Liverpoolit. Me këtë skuadër, ai këtë sezon është në kërkim të titullit të Premierligës dhe të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, për Jurgen Kloppin është e rëndësishme që të distancohet nganjëherë nga skuadra e tij dhe t’i shikojë edhe ndeshjet e klubeve të tjera, përfshirë këtu edhe të rivalëve të Liverpoolit.

Si tifoz i futbollit, trajneri Klopp ka bërë të ditur se atij i pëlqen shumë t’i shikojë rivalët e tij në Angli dhe në Evropë duke luajtur.

“Kurdo që kam kohë, më pëlqen t’i shikojë ndeshje e Dortmundit sepse jam ende i lidhur me ta. Për më tepër, ka edhe disa skuadra të tjera: Manchester City, Barcelona dhe Tottenhami. Më pëlqen t’i shikoj këto ekipe”.

“E shikoj edhe Werder Bremenin gjithashtu, por edhe Mainzin pasi që edhe me ta jam ende i lidhur. Gjithashtu, mendoj që është mbresëlënëse mënyra se si po luajnë nën drejtimin e Sandro Schwarzit. 

(Kosova Sot)