Gjendet i vdekur ish-sportisti i njohur dhe partnerja e tij

  • 25 April 2019 - 12:54
Gjendet i vdekur ish-sportisti i njohur dhe partnerja e tij

Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndodhur një ngjarje e rëndë.

Ish-hokejisti Darren Partch (38 vjeç) dhe avokatja Wendi Miller (48) janë gjendur të vdekur në banesën e ish-sportistit.

Partch ka bërë karrierë profesionale gjithandej Amerikës, ndërsa Miller është themeluese e një organizate që përkujdeset për fëmijët, prindërit e të cilëve janë në procedura gjyqësore.

Djali i avokates Miller ka bërë të ditur se nuk ka ndonjë të dyshuar për rastin. 

“Nuk ka një njeri konkret në të cilin dyshoj. Mendoj se ishte e dashur në këtë tokë, por do ta duan edhe më shumë në parajsë. Të dua nënë”, ka shkruar djali i saj.

(Kosova Sot)