Presidenti i Benficës rrit çmimin për Joao Felix

  • 25 April 2019 - 19:39
Presidenti i Benficës rrit çmimin për Joao Felix

Pas një sezoni të mrekullueshëm, ku në 39 ndeshje ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë 10 asiste, fantazisti i Benficës, Joao Felix ka përfunduar në krye të listës së dëshirave të shumë klubeve të mëdha euroiane.

Juventusi është njëri prej tyre, pasi bardhezinjtë kërkojnë që të rreshtojnë talentin portugez përkrah patriotit të tij, Cristiano Ronaldos, për të synuar triumfon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Bardhezinjtë kërkojnë të shfrytëzojnë marrëdhëniet e mira me menaxherin e futbollistit, Joao Mendes, por nuk duket aq e lehtë sfida me presidentin e klubit portugez, i cili kërkon t’i rritë klauzolën nga 120 milionë euro që është aktualisht, në 200 milionë euro.

Në një intervistë për mediat sportive vendase, presidenti i Benficës tha se do të kërkojë të mbajë Joao Felix në skuadër edhe për këtë sezon, për t’i rritur klauzolën dhe për të përfituar më shumë verën e ardhshme.

(Kosova Sot)