“Momenti kur Mourinho ‘vrau’ Ronaldon megjithëse kishte shënuar tre gola”

  • 25 April 2019 - 20:15
“Momenti kur Mourinho ‘vrau’ Ronaldon megjithëse kishte shënuar tre gola”

Emmanuel Adebayor e ka rrëfyer momentin kur ish-trajneri i tij Jose Mourinho ka “vrarë” Cristiano Ronaldo-n në dhomat e zhveshjes, megjithëse portugezi kishte shënuar një tripletë. 

Ish-sulmuesi i Arsenal, Tottenham dhe Manchester City ka luajtur i huazuar te Real Madrid gjysmën e sezonit 2011, ku ka punuar përkrah Mourinho-s dhe pesë herë fituesit të Topit të Artë. 

“Te Real, po fitonim 3-0 dhe Mourinho hyri në dhomat e zhveshjes dhe u çmend komplet. Ai goditi frigoriferin, goditi televizorin, hodhi ujë”, tha Adebayor.

“Ai vrau të gjithë. Mbaj mend njëherë që vrau Ronaldon pasi kishte shënuar një tripletë. i tha: ‘Të gjithë thonë që je më i miri në botë dhe ti po luan keq. Më trego se je më i miri”.

“Ronaldo nuk tha asgjë. Ai mund të shënonte një tripletë dhe prapëseprapë fliste për rastet që humbiste”.

(Kosova Sot)