Shqipëria U-18, triumfon në miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë

  • 25 April 2019 - 20:52
Shqipëria U-18, triumfon në miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë

Shqipëria U-18 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede ka fituar 1-0 ndaj Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar në harkun e 3 ditëve, përballje të zhvilluara në stadiumin “Sopoti” Librazhd.

Kuqezinjtë luajtën me këtë formacion: Fatmir Ceka (C), Neshat Murati, Ergis Shala, Usni Ismaili, Omar Musai, Andri Stafa, Enes Kuka, Gledjan Pusi, Lion Cahani, Aldo Gjumsi, Fabian Shahaj.

Pjesa e parë e ndeshjes miqësore është mbyllur me rrjeta të paprekura 0-0.

Në të dytën Shqipëria ka qenë më kërkuese për golin dhe ne minutën e fundit ’90 ka shënuar Armelindo Mema, golin e vetëm dhe të fitores për kuqezinjtë.

Ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar në stadiumin “Sopoti”, Shqipëria barazoi me rezultatin 2-2.

(Kosova Sot)