“Po, i kemi 120 milionë eurot e klauzolës së Griezmannit”

  • 25 April 2019 - 21:36
“Po, i kemi 120 milionë eurot e klauzolës së Griezmannit”

Barcelona i ka 1200 milionë euro, aq sa është klauzola e Antoine Griezmann dhe nuk përjashtohet ende asgjë që francezi të përfundojë në “Camp Nou”.

Pavarësisht fjalëve të Simeones dhe Cerezos, që kanë konfirmuar se Antoine Griezmann nuk do të largohet nga Atletico Madrid, Barcelona vazhdon ta monitorojë situatën e sulmuesit francez.

Zëvendëspresidenti i katalanasve, Jordi Mestre, ka deklaruar për “Cadena Ser Catalunya”: “Duhet të jemi më të kujdesshëm për blerjet e ardhshme, nuk është momenti të flasim tani”. 

“Drejtuesit do të flasin me trajnerin dhe do të vendosin se çfarë do të bëjnë. Cilësitë e tij nuk mund të vihen në diskutim, por duhet të kuptojmë nëse na duhet dhe nëse mund t’ia lejojmë vetes blerjen e tij”.

“Ai i ka Barcelona 120 milionët e klauzolës së Griezmann? Po, i kemi.

(Kosova Sot)