Ajeti shënon në fitoren e Baselit, Zhegrova inkuadrohet vetëm në minutën e 90-të

  • 25 April 2019 - 22:25
Ajeti shënon në fitoren e Baselit, Zhegrova inkuadrohet vetëm në minutën e 90-të

Zhegrova ka luajtur vetëm për disa minuta të enjten mbrëma kundër FC Sion. Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 90’, ndeshje të cilën e fitoi Baseli 3-1 dhe u kualifikuan në finale të Kupës, ku do të përballen me skuadrën e Thun.

Pasi qëndroi në stol me FC Sion, Edon Zhegrova ka luajtur për pak minuta në ndeshjen e radhës për Baselin, edhe pse ishte vetëm sa për të zbritur në fushë.

Edon Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 90’, në vend të Noah Okafor, kur Baseli po fitonte 2-0.

Më pas, shqiptari Albian Ajeti shënoi për 3-0, para se vendasit të shënojnë për 1-3, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Për Baselin nuk luajti Taulant Xhaka, kurse për Zurichun luajtën Toni Domgjoni (startoi) dhe Benjamin Kololli (hyri në minutën e 69’). Mirlind Kryeziu qëndroi për 90 minuta në stol, kurse Hekuran Kryeziu vazhdon të jetë i dëmtuar.

Baseli në finalen e 19 majit do të përballet me skuadrën e Thun.

(Kosova Sot)