Çfarë mendon Albin Kurti për Kombëtaren e Kosovës?

  • 25 April 2019 - 23:05
Çfarë mendon Albin Kurti për Kombëtaren e Kosovës?

Dikur, numri një i Lëvizjes Vetëvendosje bënte tifo vetëm për Kombëtaren shqiptare, por kohën e fundit ka nisur ta mbështesë edhe atë të Kosovës.

Ai beson se të rinjtë e Kosovës po bëhen gjithnjë e më të mirë, teksa i ka uruar suksese në të ardhmen.

“I kam përcjell, por jo të gjitha. më ka bërë përshtypje që gjithnjë janë më të mirë dhe i dhuroj sa më shumë suksese”, tha Albin Kurti.

Ai foli edhe për himnin e Kosovës.

“Arsyet pse kemi humbur në të kaluarën, arsyet pse nuk fiton dot në ndeshje sportive, është kur nuk arrin ta këndosh himnin tënd, himni tonë nuk e këndon tonë. Tifozët kanë gjetur një këngë të tyren, por këndojnë në stadiume dhe tani po fitojnë. Himni jonë duhet me pas tekst”, shtoi Kurti. 

(Kosova Sot)