Edhe Getafe e ndal Realin

  • 25 April 2019 - 23:34
Edhe Getafe e ndal Realin

Ashtu si Leganes në udhëtim ditë më parë, edhe Getafe e ka ndalur Real Madridin.

Pas fitores 3-0 në “Santiago Bernabeu”, që erdhi pas barazimit 1-1 me Leganes, Real Madridi nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Getafe, duke barazuar 0-0.

Skuadra e Zinedine Zidane dominoi ndaj skuadrës surprizë në La Liga këtë sezon, që kërkon pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve – pasi gjendet në pozitën e katërt, por e kishte të pamundur të gjejë golin e fitores, pavarësisht tentimeve të shumta.

Kështu, Reali tani u humb edhe shanset për vendin e dytë, pasi mbetet 6 pikë prapa Atleticos me 4 ndeshje deri në fund të edicionit.

(Kosova Sot)