Mbappe me shifra të frikshme si 20-vjeçar, nuk i kishte as Leo Messi

  • 25 April 2019 - 23:43
Mbappe me shifra të frikshme si 20-vjeçar, nuk i kishte as Leo Messi

A mund të bëhet Kylian Mbappé shumë herë më i mirë dhe i fortë se Lionel Messi? Më shumë se e mundshme, të paktën referuar statistikave.

Shifrat mbresëlënëse dëshmojnë se francezi ka thërmuar e shkrumbuar çdo arritje të argjentinasit, kur ky i fundit ishte në moshën 20-vjeçare.

Sulmuesi i PSG ka regjistruar 96 gola të realizuar si profesionist, shënuar me fanellat e Monaco, PSG dhe përfaqësueses së Francës, ndërkohë që Messi kishte realizuar asaj kohe 30 gola me Barcelonën dhe 4 me përfaqësuesen e Argjentinës. 

Në Champions League Mbappe numëron 14 gola të shënuar, përballë 11 golave të realizuar nga “Pleshti”.

Ndërsa statistika më e rëndësishme është padyshim arritja e jashtëzakonshme e Mbappe që fitoi Kupën e Botës në Botërorin e parë të zhvilluar si protagonist, ndërkohë që për Messin ky trofe mbetet ëndrra e përjetshme.

(Kosova Sot)