Si e injoroi Guardiola Ronaldon në ceremoninë e Topit të Artë

  • 26 April 2019 - 10:10
Si e injoroi Guardiola Ronaldon në ceremoninë e Topit të Artë

Pasi mediat botërore po raportojë se Pep Guardiola mund të bëhet trajner i Juventusit për sezonin e ardhshëm, në rrjetet sociale është publikuar një video ku trajneri spanjoll shihet duke e injoruar plotësisht Cristiano Ronaldon.

Gjatë ditëve të fundit është raportuar se Juventusi është duke e shqyrtuar mundësinë e zëvendësimit të Massimiliano Allegrit me Pep Guardiolës, pas eliminimit tronditës nga Liga e Kampionëve.

Trajneri spanjoll ka kontratë me Manchester Cityn deri në fund të sezonit 2020/21, mirëpo ai nuk ka arritur ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve që nga largimi nga Barcelona. Si Juventusi, këtë sezon Manchester City i eliminua në çerekfinale të kësaj gare evropiane.

Në anën tjetër, Allegri ka arritur ta fitojë titullin e pestë të Serisë A në po aq sezone si trajner i “Zonjës së Vjetër”. Përkundër rolit që Allegri e kishte në transferimin e Ronaldos, MARCA raporton se portugezi është i gatshëm ta pranojë emërimin e Guardiolën në pozitën e trajnerit.

Nëse këto lajme  janë të vërteta, atëherë Ronaldo do të thotë se e ka falur Guardiolën që e kishte injoruar plotësisht në ceremoninë e Topit të Artë, në janar të vitit 2013.

(Kosova Sot)