Zidane, i zemëruar pas barazimit me Getafen

  • 26 April 2019 - 10:14
Zidane, i zemëruar pas barazimit me Getafen

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, bëri të ditur se është paksa i zemëruar me dështimin e Real Madridit ta zhbllokojë mbrojtjen e Getafes në barazimin e mbrëmshëm pa gola. Ai u shpreh i zemëruar me lojtarët e inkuadruar në lojë nga stoli që nuk kishin bërë më shumë.

Real Madridi nuk ka siguruar fitore që tri ndeshje të zhvilluara si mysafir dhe mbrëmë ata nuk arritën ta shënojnë asnjë gol kundër skuadrës ssë Jose Bordalas, Getafe, në Coliseum Alfonso Perez, ku Karim Benzema kishte qenë shumë afër golit të fitores.

Rezultati ishte më i mirë për Getafen, që qëndron në pozitën e katërt në tabelën e La Ligës. Edhe pse Sevilla e turpëroi Rayo Vallecanon me rezultat 5:0, Getafe e ka ende në dorë kualifikimin në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, me katër ndeshje deri në fund të sezonit.

Në anën tjetër, Real Madridi e ka pothuajse të siguruar pozitën e tretë në tabelë dhe ata e kanë tashmë njërin sy në sezonin e ardhshëm. Mirëpo, Zidane ende po shpreson se mund të nxjerrë paraqitje më të mirë nga lojtarët e tij.

“Ne kishim shanse të shënojmë shumë herë dhe nuk e bëmë këtë gjë. Jam paksa i zemëruar me rezultatin. Ne merituam më shumë”, ka thënë trajneri i Real Madridi për AS.

“Lojtarët luajtën një ndeshje shumë të mirë. Ne jemi të mirë në fazën defansive dhe nuk ishim të rrezikuar. Thjesht na mungonte goli për ta fituar këtë ndeshje. Ne jemi të zemëruar që nuk fituam”.

Gjithashtu, Zidane i përmendi zëvendësuesit e tij – Lucas Vazquez, Marco Asension dhe Toni Kroosin – të cilët u inkuadruan në lojë nga stoli, mirëpo asnjëri prej tyre nuk arriti të ndikojë në lojë.

“Ti dëshiron të bësh ndryshime nga stoli për ta përmirësuar situatën. Ata nuk krijuan atë që po shpresoja unë. Kështu është, gjëja e mirë është që e mbajtëm portën e paprekur. Pjesa tjetër…”. 

(Kosova Sot)