Dënimi qesharak për lojtarin e ri të Ajaxit, i cili e kishte përqeshur klubin në të kaluarën

  • 26 April 2019 - 10:16
Dënimi qesharak për lojtarin e ri të Ajaxit, i cili e kishte përqeshur klubin në të kaluarën

Videot për zyrtarizmin e lojtarëve të rinj të klubeve po bëhen gjithnjë e më kreative. Mirëpo, asnjëra prej tyre nuk mund të krahasohet me mënyrën se si Ajaxi e zyrtarizoi lojtarin e ri të skuadrës së tyre.

Kur Kjell Scherpen nënshkroi kontratë për t’u transferuar në Ajax nga Emmen, fillimisht tifozët nuk ishin të kënaqur, pasi që zbuluan se portieri 19-vjeçar kishte qenë tifoz i Feyenoordit kur kishte qenë më i vogël.

Feyenoordi është njëri ndër rivalët më të mëdhenj të Ajaxit. Scherpen madje e kishte përqeshur Ajaxin në vitin 2011, në llogarinë e tij në Twitter. Atëherë 11-vjeçar, Scherpen kishte thënë se klubi kishte shumë fat.

Si rezultat i këtyre deklaratave të mëparshme të Scherpenit, grupi i tifozëve ultras të Ajaxit, F-Side, kishte bërë një postim në llogarinë e tyre në Twitter se portieri nuk është i mirëseardhur në Amsterdam.

Kjo gjë duket se e kishte bezdisur paksa edhe klubin holandez, që e gjeti mënyrën e përsosur për ta prezantuar Scherpenin si futbollit të Ajaxit, duke e bërë atë ta dëshmojë besnikërinë e tij.

Në videon e publikuar në llogarinë zyrtare të Ajaxit, Scherpeni shihet i ulur në një tavolinë, duke e shkruar vazhdimisht fjalinë “Ajax is de mooiste club van Nederland” që përkthehet në “Ajaxi është klubi më i bukur në Holandë”.

Portieri u detyra ta shkruajë këtë frazë 1000 herë, para drejtorin ekzekutiv, Edwin van der Sarit, dhe drejtorit sportiv, Marc Overmarsit. Në fund të videos, Van der Sar shihet duke e goditur tavolinën dhe thotë “Nu nog honderd”, që përkthehet në “Edhe njëqind të tjera”. 

(Kosova Sot)