Unitedi i gatshëm për transferimin e Richarlison

  • 26 April 2019 - 12:19
Unitedi i gatshëm për transferimin e Richarlison

Manchester Unitedi është klubi i fundit që ka shfaqur interesim për sulmuesin e Evertonit, Richarlison.

Ylli brazilian ka treguar nivel të lartë duke shënuar shumë gola dhe asistime me Evertonit këtë sezon, duke bërë për vete shumë klube të mëdha evropiane.

Sipas mediumit britanik The Telegraph, Unitedi është gati t’i bëjë ofertë Evertonit këtë verë për Richarlisonin.

Menaxheri i Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskjaer e pëlqen shumë sulmuesin brazilian për faktin se ai mund të luajë në pozicione të ndryshme të sulmit. 

Richarlison ka shënuar 14 gola deri më tani këtë sezon në 36 ndeshje me Evertonin në të gjitha garat.

Për 21-vjeçarin edhe Milani dhe Barcelona janë gjithashtu të interesuar, por problemi qëndron se Evertoni e vlerëson 80 milionë funte apo rreth 90 milionë euro lojtarin.

(Kosova Sot)