Solskjaer shpreson, por nuk garanton se Pogba do të qëndrojë në Man United

  • 26 April 2019 - 13:34
Solskjaer shpreson, por nuk garanton se Pogba do të qëndrojë në Man United

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, shpreson se Paul Pogba do të jetë lojtar i Manchester Unitedit sezonin e ardhshëm, mirëpo nuk mund të garantojë për këtë gjë pas spekulimeve të vazhdueshme për interesim nga Real Madridi.

Pas një tjetër sezoni ku Paul Pogba nuk ka arritur suksese me Manchester Unitedin, janë ngritur edhe më shumë dyshimet për të ardhmen e tij me “Djajtë e kuq”.

Fituesi i Kupës së Botës është emëruar në ekipin më të mirë të këtij sezoni të Premierligë, pasi i shënoi 13 gola dhe i asistoi nëntë të tjera. Mirëpo, përkundër kësaj, ai ka marrë po aq kritika, sa lëvdata.

Mediat botërore sugjerojnë se 26-vjeçarinë dëshiron ta provojë një sfidë të re në karrierën e vet, pas tre vjetëve në Old Trafford. Klubi për të cilin është përfolur më së shumti është Real Madridi.

Megjithatë, Manchester Unitedi nuk dëshiron ta lejojë shitjen e francezit pasi që besojnë se ai është lojtari që mund ta kthejë madhështinë e klubit. Këtë gjë e ka bërë të ditur edhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer.

“Nuk mund të garantosh asgjë në futbollit, por mendoj se Pogba do të jetë këtu. Mund të ju siguroj se për momentin ai është shumë i vendosur që të arrijë suksese me Manchester Unitedin”, ka thënë Solskjaer.

“Ai i vendos këto standarde sepse kur krijon shanse, shënon gol dhe bën shumë punë të madhe… mediat, tifozët dhe të gjithë do të të shikojnë me mendimin: “A mund të kishte bërë më shumë””.

“Ai është një lider në zhveshtore dhe në fushë për ne. Nuk mund të garantosh asgjë në jetë, mirëpo sa i përket vendimit tim, ai do të jetë këtu”.

(Kosova Sot)