Zabaleta: Guardiola do të qëndroje te City për të fituar më shumë trofe

  • 26 April 2019 - 14:12
Zabaleta: Guardiola do të qëndroje te City për të fituar më shumë trofe

Pep Guardiola do të vazhdojë ta drejtojë Manchester Cityn, përkundër spekulimeve për të ardhmen e tij. Kështu thotë Pablo Zabaleta. 

Trajneri spanjoll është përmendur si zëvendësues i Massimiliano Allegrit te Juventusi, mirëpo ai i kishte mohuar këto thashetheme në muajin e kaluar.

48-vjeçari është në Etihad Stadium që nga viti 2016 dhe ka arritur t’i fitojë tre trofetë e rëndësishme, ndërkohë që është sërish në garë për titullin e Ligës Premier dhe luan në finale të FA Cup kundër Watfordit. 

Ish-lojtari i Cityt, Zabaleta, ka folur për The Offside Rule Exclusives, ku ka thënë që Guardiola do ta vazhdojë qëndrimin në Etihad për shumë vite.

“Jam i sigurt se do të qëndrojë te Manchester City, do të vazhdojë ta përmirësojë skuadrën dhe do të vazhdojë të fitojë trofe”, ka thënë 34-vjeçari, i cili luan te West Ham Unitedi.

(Kosova Sot)