Diego Costa është në shitje

  • 26 April 2019 - 14:15
Diego Costa është në shitje

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, nuk dëshiron ta mbajë më në skuadër Diego Costan.

Sulmuesin spanjoll ka pasur një sezon të dështuar me klubin kryeqytetas, ku mjafton të përmendim kartonin e kuq të marrë në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit ndaj Barcelonës në Camp Nou.

Ai ka dhënë shumë pak për madrilenët, prandaj drejtuesit e Los Colchoneros e kanë nxjerrë sulmuesin zyrtarisht në shitje. 

Siç raportojnë mediat spanjolle, 30-vjeçari është kthyer në një barrë për Atleticon, teksa përfiton edhe një pagë të majme.

Drejtuesit e klubin janë duke pritur skuadrat që duan ta blejnë Costan, ndërsa vet futbollisti preferon të shkojë dhe të luajë në Kinë.

(Kosova Sot)