Solskjaer nuk garanton për qëndrimin e Pogbas

  • 26 April 2019 - 14:16
Solskjaer nuk garanton për qëndrimin e Pogbas

Ole Gunnar Solskjaer beson se Paul Pogba do të mbetet lojtar i Manchester Unitedit, mirëpo nuk ka ofruar garanci për qëndrimin e tij. 

Mesfushori francez është duke u kërkuar nga Real Madridit, ndërsa kthimi te Juventusi është një tjetër opsion.

Raportohet se 26-vjeçari është duke menduar për sfida të reja pas tre viteve të kaluara në Old Trafford, ndërsa klubet kryesore evropiane i duan shërbimet e tij.

“Nuk mund të garantosh asgjë në futboll, mirëpo mendoj se Pogba do të mbetet këtu. Mund t’ju siguroj se është shumë i përkushtuar që të jetë i suksesshëm te Unitedi”. 

‘Ai ka qenë fantastik për ne, është po ashtu qenie njerëzore si të gjithë ne, ndërsa të gjithë duam që të luajë mirë”, ka deklaruar trajneri norvegjez.

(Kosova Sot)