Analisti i njohur i futbollit e propozon Milot Rashicën te Liverpooli

  • 26 prill 2019 - 15:03
Analisti i njohur i futbollit e propozon Milot Rashicën te Liverpooli

Milot Rashica është njëri prej futbollistëve më të përfolur këtë vit në Gjermani.

Futbollisti nga Vushtrria po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme te Werder Bremeni.

Së fundmi, në gjysmëfinalen e Kupës ë Gjermanisë, ylli i Kosovës dhuroi 'show' kundër gjigantit botëror, Bayern Munich.

Miloti shënoi dhe asistoi në humbjen 2:3 nga ‘bavarezët’.

Ndërkaq, paraqitja e tij ka rënë edhe në sytë e analistit çek të futbollit, Jan Riha.

Përmes profilit të tij në Twitter, Riha ia ka propozuar Liverpoolit 22-vjeçarin nga Kosova, Milot Rashica si dhe bashkëlojtarin e tij, Max Eggestein.

"Spekulimet për transferimin e Rashicës dhe Eggestein te Liverpooli shumë shpejt", shkroi ai.

Image

(Kosova Sot)