Barca ofron 100 milionë funte për Rashford

  • 26 April 2019 - 15:17
Barca ofron 100 milionë funte për Rashford

Barcelona është në garë për sulmuesin e Manchester Unitedit, Marcus Rashford.

Katalunasit po bëjnë çmos për t’i bindur Djajtë e Kuq që ta shesin 21-vjeçarin, madje sipas mediave në Spanjë, ata janë të gatshëm të paguajnë plot 100 milionë funte (115.8 milionë euro).

Ai rrjedh nga Akademia e Djajve të Kuq, ndërsa ka shkëlqyer edhe me ekipin e parë, duke realizuar 45 gola në 167 ndeshje. 

Barcelona që dëshiron të ketë një sulmues të ri për të ardhmen, e sheh Rashfordin si lojtarin ideal që mund ta zëvendësojë Luis Suarezin.

Ndërkohë, edhe Manchester Unitedi po mundohet ta bindë lojtarin për ta vazhduar kontratën, duke i ofruar atij një rritje të madhe të pagës.

(Kosova Sot)