Gjyqtari e thyen këmbën gjatë meçit, mirëpo e vazhdon punën

  • 26 April 2019 - 15:34
Gjyqtari e thyen këmbën gjatë meçit, mirëpo e vazhdon punën

Përkundër që gjyqtarët në WWE kanë reputacion që janë shumë të dobët, gjyqtari Tom Castor e ka dëshmuar se disa prej tyre janë shumë të fortë dhe madje mund ta durojnë edhe dhimbjen e një këmbë të thyer për ta vazhduar punën.

Gjatë meçeve në WWE, mundësit e gjuajnë njëri-tjetrin me tavolina e shumë gjëra të tjerë, ndërsa gjyqtarët shpeshherë s’mund ta duronin as një goditje aksidentale pa u shtrirë në tokë për disa minuta, shkruan Sport Bible.

Mbrëmjen e së shumti, gjyqtari Tom Castor e dëshmoi se ai nuk i ngjason disa prej kolegëve të tij, gjatë kohës sa po e referonte meçin mes Tyler Breeze dhe Velveteen Dream.

Castor e theu këmbën e tij gjatë meçit, mirëpo vazhdoi të numërojë deri në tre për ta regjistruar fitoren e Dream.

Pas meçit, gjyqtari tjetër, Drake Wuertz, i cili e zëvendësoi Catorin në këtë meç, e konfirmoi lëndimin e kolegut të tij.

“Lutuni për vëllain tim, Tom Castor. Ai e theu këmbën gjatë kohës sa po e kryente detyrën e tij në meçin kryesor. Kur po e largonin nga ringu, ma shtrëngoi dorën dhe më tha: “Drake, e adhuroj këtë punë”. Të duam ty, Tom!”, u shpreh Wuertz. 

(Kosova Sot)