Suarez: Do të jetë e vështirë për futbollin kur Messi të pensionohet

  • 26 April 2019 - 16:51
Suarez: Do të jetë e vështirë për futbollin kur Messi të pensionohet

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, thotë se “do të jetë e vështirë” për futbollin që të vazhdojë para kur pesë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi t’i varë atletet.

Argjentinasi ka dhuruar spektakël përgjatë viteve të fundit dhe ka shënuar 597 gola në 681 paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat.

Ai gjithashtu mban rekordin edhe për asiste, 231 – teksa ka fituar 32 trofe në karrierë.

Messi ka shkëlqyer edhe këtë edicion, ka shënuar 45 gola dhe ka dhuruar 19 asiste në 43 ndeshje.

Suarezi mendon se do të jetë e vështirë të imagjinohet futbolli pa Leon, kështu që ajo çfarë duhet të bëjnë, është të shijojnë atë edhe për aq vite sa do të jetë aktiv.

“Nganjëherë unë vetëm uli kokën dhe vrapoi para dhe topi paraq1itet te këmbët e mia dhe mendoj; si e bëri këtë, si e diti se unë do të jem atje?”, tha Suarez për Daily Mail.

“Futbolli pa Messin? Do të jetë e vështirë”, tha ai. “Por, është diçka e mirë për të gjithë ne që jemi këtu dhe po përjetojmë këtë moment dhe po e shijojmë Messin”.

(Kosova Sot)