ZYRTARE: Kosova do t’i zhvillojë ndeshjet si vendëse në këtë qytet!

  • 26 April 2019 - 17:41
ZYRTARE: Kosova do t’i zhvillojë ndeshjet si vendëse në këtë qytet!

Përfaqësuesja e Kosovës më 7 dhe 14 Gusht do të luaj si nikoqire në Rahovec

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 25 Prill në Prishtinë ka marrë vendim që Përfaqësuesja A e Kosovës ndeshjet e fazës së tretë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021 ti zhvillojë në Rahovec.

Kosova do të bëjë gara në Grupin G së bashku me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe, shkruan në uebfaqen zyrtare të FBK-së

Më 7 dhe 14 Gusht Kosova do të luajë si nikoqire ndaj Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut.

Raundi i tretë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht.

Fituesi i grupit do ta siguroj një vend për në kualifikime për Eurobasket 2021.

Në ditët në vazhdim Federata e Basketbollit të Kosovës, KB Rahoveci dhe Komuna e Rahovecit do ti diskutojnë të gjitha detajet e organizimit të ndeshjeve me kriter të FIBA-s, të cilat kërkojnë punë dhe angazhim të të gjitha palëve të përfshira në këtë proces.

KB Rahoveci dhe Komuna e Rahovecit tashmë janë dëshmuar si nikoqir dhe organizator të shkëlqyeshëm, ndërsa organizimi i ndeshjeve të Përfaqësueses A të Kosovës, si për ta ashtu edhe për FBK-në pritet të jetë një tjetër sfidë e mirëseardhur për të gjithë.

Orarin e Përfaqësueses së Kosovës:

Grupi G:

3 Gusht 2019 Luksemburgu – Kosova

7 Gusht 2019  Kosova – Britania e Madhe

14 Gusht 2019 Kosova – Luksemburgu

17 Gusht 2019  Britania e Madhe – Kosova

(Kosova Sot)