Allegri flet për ndeshjen ndaj Interit: Duhet të jemi të kujdesshëm me Icardin, i ka shënuar gjithmonë Juventusit

  • 26 April 2019 - 17:54
Allegri flet për ndeshjen ndaj Interit: Duhet të jemi të kujdesshëm me Icardin, i ka shënuar gjithmonë Juventusit

Derbi i madh italian mes Interit dhe Juventusit do të zhvillohet të shtunën mbrëma me fillim nga ora 20:30.

Juventusi në këtë takim vije si kampion i ri i Italisë, ndërsa Interit i duhet fitorja për të vazhduar e qetë në pozitën e tretë.

E për këtë takim trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri fillimisht ka thënë se nuk dëshiron të flas për të ardhmen e tij, duke folur për ndeshjen.

“Është ende shumë herët për ta diskutuar të ardhmen time. Në qershor do të diskutojë me drejtuesit për të ardhmen. 

“Aktualisht po mendoj vetëm për ndeshjen ndaj Interit, ku është rikthyer edhe Chiellini, ndërsa jashtë do të jetë Bentacur pasi ka probleme fizike”, tha Allegri.

Tekniku toskan ka lavdëruar sulmuesin e Interit, Mauro Icardin duke thënë se duhet të jenë të kujdesshëm pasi i ka shënuar gjithmonë Juventusit.

“Icardi është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe i ka shënuar gjithmonë Juventusit. Nëse luan nesër, duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi mund të shënojë sërish, ndërsa nëse nuk luan, nuk mund të shënojë”, përfundoi Allegri.

(Kosova Sot)