Icardi në Juventus? S’do ta bezdiste Spallettin

  • 26 April 2019 - 18:13
Icardi në Juventus? S’do ta bezdiste Spallettin

Luciano Spallettit nuk do t’i pengonte aspak kalimi i Mauro Icardit te Juventusi në afatin kalimtar të verës.

Që kur i është marrë shiriti i kapitenit, Mauro Icardi ka qenë në qendër të vëmendjes, dhe është raportuar për një largim të mundshëm nga Interi.

Raportohet se Juve e do sulmuesin argjentinas, por agjentja dhe gruaja e tij, Wanda Nara, tha se Maurito s’do të largohet nga Interi.

Megjithatë, Spalletti nuk e ka mohuar një gjë të tillë kur u pyet për këtë çështje.

“A do të më bezdiste kalimi i Icardit te Juventus? Nuk e di se çfarë do të ndodhë në fundin e kampionatit, por mua më bezdisin pak gjëra dhe zakonisht, gjërat që më bezdisin mua, bezdisin më shumë ata që i bëjnë”, thotë Spalleti.

26-vjeçari është pjesë e Interit që nga viti 2013.

Në 211 paraqitje në të gjitha garat, ai ka shënuar 123 gola.

(Kosova Sot)