“Çdo gabim i yni mund ta ndihmojë Liverpoolin”

  • 26 prill 2019 - 19:01
“Çdo gabim i yni mund ta ndihmojë Liverpoolin”

Sterling ka paralajmëruar shokët se cdo gabim i Man City, e shpall Liverpoolin kampion.

Ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling, është tallur me Liverpoolin gjatë ceremonisë së “BT Sports Industry Award”, ku ai është vlerësuar për luftën kundër racizmit. 

Duke folur në lidhje me luftën për titull në Premier League, anglezi ka thënë: “Është një garë entuziazmuese, të them të drejtën. Çdo gabim i yni mund ta ndihmojë Liverpoolin të marrë kreun. Kjo nuk do të ishte një gjë e mirë”.

“Mendoj se askush nuk do ta donte një gjë të tillë. Gjithsesi, është argëtuese. Kjo është arsyeja pse u bëra futbollist, për momente si këto”, ka thënë Sterling.

Manchester City kryeson Premier League me një avantazh prej një pikë kur kanë mbetur edhe tri ndeshje nga fundi i kampionatit. 

Liverpooli do të ketë mundësinë të marrë kreun përkohësisht mbrëmjen e sotme në ndeshjen që do të luajë në shtëpi kundër Huddersfield.

(Kosova Sot)