Solskjaer, 10 ditët e fundit ia kanë hapur sytë klubit

  • 26 April 2019 - 22:18
Solskjaer, 10 ditët e fundit ia kanë hapur sytë klubit

Trajneri i Machester United, Ole Gunnar Solskjær, nuk është duke fantazuar për detyrën që e pret në ndeshjet e mbetura pas një periudhe ku ekipi i tij humbi tre ndeshje radhazi.

Solskjaer e ka pranuar që 10 ditët e fundit ia kanë hapur sytë klubit, duke paralajmëruar se gjatë verës, do të ketë largime dhe afrime të lojtarëve, raporton Goal

United ishin mposhtur 3-0 nga Barcelona dhe u eliminuan nga Liga e Kampionëve në fazën e çerekfinaleve. Pastaj ata pësuan dy humbje radhazi, së pari 4-0 nga Evertoni dhe më pas 2-0 nga Manchester City.

Rezultatet në ligë kanë bërë që ‘’Djajtë e Kuq’’ të gjinden jashtë top katërshit dhe i pret një detyrë e vështirë për të marrë pjesë në edicionin e vitit të ardhëm të Ligës së Kampionëve.

Norvegjezi pranoi se duhet bërë punë e madhe që fati i klubit të tij të ndryshojë.

Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me 28 mars pas një periudhe të suksesshme si trajner i përkohshëm pas largimit të Jose Mourinhos.

“Gjithmonë duhet kërkuar për gjërat pozitive. Duhet kohë dhe ne po shkojmë hap pas hapi. E thashë javën e kaluar që ne nuk mund të bëjmë ndryshime masive dhe të ndërrojmë brenda natës”, tha trajneri i Machester United.

“Djajtë e Kuq” i pret një sfidë shumë e rëndësishme në takimin me Chelsean të dielën.

Klubi londinez për momentin okupon pozitën e katërt, tre pikë para United që gjendet në pozitën e gjashtë. Arsenali është në të pestën me dy pikë më shumë.

United ka edhe diferencën më të keqe të golave nga këto tre klube andaj për t’i mbajtur gjallë shpresat që sezonin e ardhshëm të luajë në Ligën e Kampionëve, iu duhet patjetër një fitore ndaj “Bluve të Londrës”

(Kosova Sot)