“Nëse e vëmë nën presion, Bayerni do të gabojë!”

  • 26 April 2019 - 23:37
“Nëse e vëmë nën presion, Bayerni do të gabojë!”

Lucien Favre beson ende te titulli kampion.

Trajneri i Borussias së Dortmundit në konferencën për shtyp përpara derbit të Ruhrit ndaj Schalke 04, theksoi se me një fitore në këtë sfidë Dortmundi do ta vinte nën presion Bayernin që luan të dielën dhe mund ta çonte drejt ndonjë gabimi.

“Nëse fitojmë të shtunën ndaj Schalke, mund të vëmë nën presion rivalët tanë, që luajnë një ditë më pas. Unë e kam thënë se titulli varet nga Bayerni. Nëse ata gabojnë ne duhet të jemi gati të përfitojmë. Këtë herë ne luajmë para tyre dhe nëse fitojmë i vendosim nën presion dhe mund të gabojnë”.

Favre ka bindjen se herët apo vonë Bayerni do të gabojë dhe këtë mund ta bëjë që në ndeshjen e rradhës ndaj Nurnberg.

“Unë besoj se do të ngjitemi në krye dhe shpresoj të mos e lëshojmë atë deri në fund të sezonit. E rëndësishme është që të mposhtim Schalken dhe më pas të vendosim Bayernin nën presion. Këto janë shanset tona për titull”.

(Kosova Sot)