Javë shumë e nxehtë në futbollin kosovar

  • 27 April 2019 - 07:57
Javë shumë e nxehtë në futbollin kosovar

Futbolli kosovar vazhdon të sjellë shumë ndeshje interesante

Pa asnjë dyshim kjo javë mund të cilësohet si shumë e vështirë për tre rivalët për titull, Feronikelin, Prishtinën e Llapin, pasi ato përballë kanë kundërshtar shumë të papërshtatshëm dhe çfarëdo gabimi mund t’ju kushtojë me pozitë në tabelë, madje deri në atë masë sa mos të mund ta kompensojnë më

Ky vikend mund të sqarojë shumëçka në futbollin e Kosovës, por njëkohësisht edhe mund ta komplikojë edhe më shumë. Tri skuadrat e kreut, Feronikeli, Prishtina dhe Llapi, janë duke bërë luftë të rreptë për pozitën e parë në tabelë dhe ballafaqimet e tyre në këtë vikend po priten me kërshëri nga adhuruesit e futbollit kosovar. Feronikeli para adhuruesve të vetë e pret Gjilanin, skuadër kjo që nuk po kalon formë të mirë, por gjithsesi është rival shumë i vështirë për t’u kaluar.

Një ndeshje shumë e fortë dhe e komplikuar është ajo në Podujevë ku ballafaqohen Llapi e Drita. Prishtina është skuadër më e favorizuar në këtë mes, pasi ndeshjen e saj e zhvillon pas ndeshjeve Feronikeli – Gjilani e Llapi – Drita, çka i bie që e ka një pasqyrë reale se me çfarë synime duhet të hyjë në atë ndeshje. Përballje joshëse janë edhe ato të skuadrave që po luftojnë për mbijetesë dhe këtë vikend pritet të derdhin shumë djersë për të marrë pikë.

Favoritët për titull në presion

Pa asnjë dyshim kjo javë mund të cilësohet si shumë e vështirë për tre rivalët për titull, Feronikelin, Prishtinën e Llapin, pasi to përballë kanë kundërshtar shumë të papërshtatshëm dhe çfarëdo gabimi mund t’ju kushtojë me pozitë në tabelë, madje deri në atë masë sa mos të mund ta kompensojnë më. Kjo edhe është arsyeja që këto skuadra në fushë të zbresin me një presion të madh. Feronikeli për ta pasur më të lehtë fitoren ka kërkuar mbështetje nga tifozët, madje edhe duke i hapur dyert e stadiumit pa pagesë.

Gjithsesi, Gjilani drejt Drenasit udhëton me synime për të marrë pikë, pasi pozita në tabelë nuk i lejon shumë komoditet dhe shumë lehtë mund ta shohë veten në barazh. Një sfidë shumë e vështirë është ajo për Llapin që ndeshet me Dritën. Edhe pse skuadra gjilanase nuk ka ambicie këtë vit, drejt Podujevës udhëton me synime për të fituar pikë dhe në këtë mënyrë ta largojë nga lufta për titull, Llapin. Sfida e tretë që ka po aq peshë sa këto dy të lartpërmendura është Prishtina – Drenica. Skuadra e Mirel Josës po kalon formë shumë të mirë, duke shënuar plot 8 fitore radhazi dhe me të drejtë pritet që edhe këtë herë të shënojë fitore, edhe pse duhet pranuar se Drenica jo rrallë ka ditë ta befasoi Prishtinën duke i marrë pikë.

Mbijetesa e vështirë

Ballkani e Ferizaj është njëra nga ndeshjet me të nxehta sa i përket luftës për mbijetesë. Humbësi në këtë ndeshje përfundimisht mbijetesën në elitën e futbollit duhet ta kërkojë përmes barazhit, kështu që kjo sfidë pritet të jetë shumë e nxehtë dhe e luftuar jashtëzakonisht shumë. Një ndeshje që mund ta përcaktojë fatin e së ardhmes është ajo në Mitrovicë, ku Trepça’89 e pret Lirinë.

Skuadra mitrovicase është në një pozitë shumë komode në tabelë, por kështu nuk mund të thuhet për Lirinë, e cila nëse pëson humbje, atëherë sipas të gjitha gjasave në edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në një rang më poshtë. Ndeshja më e lehtë cilësohet ajo e Flamurtarit, i cili para tifozëve të vet e pret skuadrën e KEK-ut që tashmë është përshëndetur nga elita e futbollit.

Prishtina është skuadër më e favorizuar këtë javë, pasi ndeshjen e saj e zhvillon pas ndeshjeve Feronikeli – Gjilani dhe Llapi – Drita, çka i bie që e ka një pasqyrë reale se me çfarë synime duhet të hyjë në atë ndeshje

Ballkani e Ferizaj është njëra nga ndeshjet më të nxehta sa i përket luftës për mbijetesë. Humbësi në këtë ndeshje përfundimisht mbijetesën në elitën e futbollit duhet ta kërkojë përmes barazhit, kështu që kjo sfidë pritet të jetë shumë e nxehtë dhe e luftuar jashtëzakonisht shumë.

(Kosova Sot)