Firmino në dyshim për Barcelonën: “Ka shqyerje të vogël – përveç fjalës ‘shqyerje’ gjithçka është pozitive”

  • 27 April 2019 - 09:23
Firmino në dyshim për Barcelonën: “Ka shqyerje të vogël – përveç fjalës ‘shqyerje’ gjithçka është pozitive”

Klopp ka konfirmuar se Firmino “ka një shqyerje të vogël në një muskul”, por beson se braziliani do të zbresë nga minuta e parë në “Camp Nou” kundër Barcelonës.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk e ka mohuar se Roberto Firmino mund të mungojë të mërkurën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, edhe pse ai është optimist se braziliani do të zbresë në Camp Nou.

Firmino mungoi në fitoren e thellë të “Redsave” prej 5-0 ndaj Huddersfield, pasi kishte probleme muskulore të enjten, një ditë para takimit.

Klopp thotë se është problem i vogël, por mjaftueshëm për t’ia rrezikuar paraqitjen në ndeshjen e parë në “Camp Nou”.

“Firmino u stërvit (një ditë para ndeshjes) krejtësisht në mënyrë normale” shpjegoi menaxheri i Liverpool. “Nuk ishte intensitet i lartë dhe në ndërkohë, nuk e pash më në stërvitje. Kah fundi në stërvitje, ai ndjeu pak muskujt. Tani kjo është diagnoza zyrtare, ai ka një shqyerje të vogël në një muskul, shumë të vogël – përveç fjalës ‘shqyerje’ gjithçka është pozitive”.

“Është Firmino kështu që ai mund të jetë gati për të mërkurën, por ne nuk e dimë qartë në këtë moment. Por, për shkak se ai është si është, ka shumë gjasa të jetë gati, por do të shohim”, deklaroi Klopp. 

(Kosova Sot)