Pas babait, vdes edhe një i afërm i Emiliano Sala

  • 27 April 2019 - 11:07
Pas babait, vdes edhe një i afërm i Emiliano Sala

Tragjedia e vdekjes së futbollistit Emiliano Sala solli pasoja të tjera, teksa tre muaj pas aksidentit, babai i tij, Horacio, 58 vjeç ndërroi jetë në Argjentinë për shkak të një ataku kardiak.

Kjo nuk është vdekja e vetme që ndodhi rreth ish-futbollistit të Nantes që u shit tek Cardiff.

Një javë para se të vdiste Horacio Sala, ka humbur jetën shoku i ngushtë i fëmijërisë së Emilianos. Sebastian Rabellino ndërroi jetë pas një aksidenti me makinë në qytetin e vogël të Progresso, aty ku u lind edhe ish-sulmuesi.

Fati i keq i Emiliano Sala duket se po ndjek nga pas edhe njerëzit e tij më të dashur, teksa dy personat e tij më të afërt kanë vdekur tre muaj pas atij aksidenti tragjik me avion, në Kanalin e La Manshit.

Image

(Kosova Sot)