Klopp për Mane: “Ai kërceu si Michael Jordan”

  • 27 April 2019 - 11:48
Klopp për Mane: “Ai kërceu si Michael Jordan”

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, e krahasoi kërcimin ajror të Sadio Mane me atë të Michael Jordan, ish-basketbollistit të shquar të NBA.

Senegalezi realizoi dy gola me kokë, por mahniti me kërcimin në “rrjetën” e dytë të të tijve, në fitoren 5-0 ndaj Huddersfield Town, në Premierligë, të premten.

Mane ka 20 gola në këtë sezon, më shumë se kurrë në karrierën e tij. Ai renditet vetëm pas shokut të skuadrës, Mohamed Salah (21 gola), në listën për “Këpucën e Artë” të Premierligë.

Klopp lavdëroi aftësitë e Mane në luftën ajrore, duke e krahasuar kërcimin e tij me atë të Michael Jordan-it të madh të NBA-së.

“Ai gjithnjë ka pasur aftësinë ta bëjë këtë. Sikurse e kemi parë këtë sezon, Mane mund të luajë me lehtësi edhe si “9”. Ju vetëm shikojeni se si është në luftën ajrore”, tha Klopp.

Nuk jam i sigurt nëse dikush kërcen aq lart, që nga “Air Jordan”. Goli i dytë është një mrekulli në këtë drejtim. Duket sikur ai qëndron në ajër dhe pastaj e godet topin fare i ftohtë. Ne jemi aty ku jemi, sepse lojtarët janë aq të mirë sa janë”.

(Kosova Sot)