Momenti i takimit të Gashit me Rakiticin dhe mesazhi për mesfushorin e Barçës para Championsit

  • 27 April 2019 - 12:01
Momenti i takimit të Gashit me Rakiticin dhe mesazhi për mesfushorin e Barçës para Championsit

Ivan Rakitic ka pritur një “mysafir special” të premten në Barcelonë, Shkëlzen Gashin.

Ish-sulmuesi i Shqipërisë, Shkëlzen Gashi, ka vizituar Ivan Rakiticin në Barcelonë të premten.

Kjo është konfirmuar me postimin e dy futbollistëve në rrjetet sociale, teksa i kanë dhuruar njëri-tjetrit nga një fanellë me dedikime speciale dhe të nënshkruara.

Gashi ia dhuroi mesfushorit të Barcelonës fanellën e Shqipërisë, ndërsa në kthim mori atë të Barcelonës.

“Faleminderit shumë vëlla, të dëshiroj më të mirat për nesër (sot e shtune) dhe për Champions League”, ka shkruar mbrëmë në Instagram Gashi.

Në fanellën që Rakitic ia dhuroi Gashit, shkruhej: “Për vëllain tim, Shkeli. Faleminderit për vizitën. Të dua vëlla”. 

(Kosova Sot)