Solskjaer arsyetohet për rezultatet negative: Njëjtë ka qenë në pesë vitet e fundit

  • 27 April 2019 - 13:43
Solskjaer arsyetohet për rezultatet negative: Njëjtë ka qenë në pesë vitet e fundit

Manchester United është duke kaluar nëpër një moment të keq në ndeshjet e fundit.

Djajtë e Kuq në gjashtë ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve kanë pësuar pesë humbje.

E për këtë situatë aspak të mirë ka folur edhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer, që ka thënë se në pesë vitet e fundit ka qenë njësoj.

“Nuk ka qenë aspak situatë e mirë në 10 ditët e fundit, kanë qenë ditë shumë të vështira”.

“Të gjithë e kanë parë gjendjen tonë gjatë javëve të fundit dhe ky është realiteti, disa lojtarë duhet ta kuptojnë këtë gjë”.

“Nëse sheh totalin e pikëve në pesë vitet e fundit, mesatarisht kemi marrë 70 pikë dhe kjo nuk mjafton”, u shpreh Solskjaer.

Krejt në fund, trajneri norvegjez ka thënë se ndaj Chelseat duhet të marrin fitore për të vazhduar garën për pozitën e katërt. 

(Kosova Sot)