Mohamed Salah, 100 ndeshje me Liverpoolin – është përfshirë në 98 gola

  • 27 April 2019 - 14:06
Mohamed Salah, 100 ndeshje me Liverpoolin – është përfshirë në 98 gola

Mohamed Salah ka shkëlqyer mbrëmë kundër Huddersfield Town, duke shënuar dy gola për të rrëmbyer pozitën e parë në garën për “Këpucën e Artë” në Premierligë

Liverpooli e ka mposhtu 5-0 Huddersfield Town në “Anfield”, për të rrëmbyer përkohësisht kreun në Premierligë, me dy pikë më shumë se Manchester City, që të dielën luan me Burnley.

Ka qenë gjithçka e lehtë për lojtarët e Jurgen Klopp, që kanë hapur ndeshjen pas 15 sekondash me Keita, i cili ka realizuar golin më të shpejtë të Liverpool në një ndeshje të Premierligë, dhe e kanë kompletuar goleadën me realizimet e Mane (23′, 66′) dhe Salah (45+1′, 83′).

Pas këtyre dy golave, Salah ka shkuar në kuotën e 69 finalizimeve në 100 paraqitje me Liverpoolin, teksa ka dhuruar edhe 29 asiste. Pra, në 100 ndeshje, ai është përfshirë në 98 gola, statistika të frikshme, edhe pse ka pasur kritika nga të katërta ënët për të.

Egjiptiani gjithashtu është bërë lojtari i tretë i Liverpool, pas Robbie Foëler (1994-95/1995-96) dhe Luis Suarez (2012-13/2013-14), që shënon 20 ose më shumë gola në 2 sezone të njëpasnjëshëm të Premierligë.

Salah tani kryeson i vetëm renditjen e golashënuesve në Premierligë me 21 realizime, një më shumë se shoku i tij i skuadrës, Sadio Mane.

Pas tyre renditen Sergio Aguero me 19 gola, Pierre-Emerick Aubameyang me 18 dhe top 5 kompletohet me Raheem Sterling (17 gola). 

(Kosova Sot)