Zidane, për dëshirën e Neymarit: “Këtu ëndrrat bëhen realitet”

  • 27 April 2019 - 16:15
Zidane, për dëshirën e Neymarit: “Këtu ëndrrat bëhen realitet”

Zidane ia ka bërë me dije Neymarit se në Real Madrid, “ëndrrat bëhen realitet”.

Neymar vazhdon të vuajë në Paris Saint Germain.

U largua nga Barcelona vitin 2017 për t’u shndërruar në një ndër më të mirët në botë, por Neymar në dy vitet e fundit s’ka hyrë as në top treshe, madje më 2018 përfundoi jashtë top 10-të.

Raportohet se braziliani mund të largohet nga PSG-ja në kërkim të një klubi ku do t’i bënte ëndrrat realitet. Ai rriti edhe më shumë spekulimet kur tha se dëshira e tij është që një ditë të luajë me Hazardin, lojtarin që raportohet se ka nënshkruar tashmë me Real Madridin.

Lidhur me këtë ka folur edhe trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane, i cili ia ka bërë me dije se me fanellën e bardhë veshur, mund të plotësojë çdo dëshirë.

“Neymar dhe Hazard? Në Real Madrid realizohen ëndrrat e futbollistëve. Shumë duan që një ditë të luajnë këtu dhe është normale. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Zidane.

(Kosova Sot)