Mbyllen pjesët e para: Feronikeli në epërsi, barazime në dy ndeshjet tjera

  • 27 April 2019 - 16:31
Mbyllen pjesët e para: Feronikeli në epërsi, barazime në dy ndeshjet tjera

Sot në orën 15:30 kanë filluar tri ndeshje në kuadër të xhiros 29-të të Superligës së Kosovës. Përderisa Feronikeli ka arritur të kalojë në epërsi minimale ndaj Gjilanit e Ferizaj, dy ndeshjet tjera (Llapi – Drita dhe Ballkani – Ferizaj) u mbyllën baras në pjesën e parë.

Feronikeli 2:0 Gjilani

Pjesa e parë e ndeshjes mes Feronikelit dhe Gjilanit, e cila po zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, u mbyll me epërsi minimale për vendasit, raporton Gazeta Express.

Dy rastet e vetme të mira për të shënuar në këto 45 minuta të parë, Feronikeli i shndëroi në gola, përmes Kastriot Rexhës dhe Jean Da Silvës.

Llapi 0:0 Drita

Pjesa e parë e ndeshjes në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë u mbyll me më shumë raste për të shënuar sesa në ndeshjen paraprake, mirëpo as Llapi e as Drita nuk arritën të tregohen të saktë para portës.

Në minutën e 11-të të ndeshjes, Drita kishte qenë shumë afër kalimit në epërsi përmes Neziraj, mirëpo rezultati mbeti i barabartë. 15 minuta më vonë, Fertim Alidema kishte qenë afër golit për Llapin, mirëpo goditjen e ndali portieri i Dritës.

Ballkani 1:1 Ferizaj

Me barazim u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes së zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, mes Ballkanit dhe Ferizajt, mirëpo në këtë ndeshje pati gola.

Fillimisht kaluan në epërsi mysafirët, përmes Dren Gashit që shënoi në minutën e 29-të, mirëpo gjashtë minuta para fundit, Ballkani e shënoi golin e barazimit, përmes Jetmir Topallit. 

(Kosova Sot)