Feronikeli dhe Llapi sigurojnë fitore, Ferizaji e fiton betejën për mbijetesë ndaj Ballkanit

  • 27 April 2019 - 17:49
Feronikeli dhe Llapi sigurojnë fitore, Ferizaji e fiton betejën për mbijetesë ndaj Ballkanit

Sot u zhvilluan tri ndeshje në kuadër të xhiros 29-të të Superligës së Kosovës, në të cilat arritën të sigurojnë fitore Feronikeli, Llapi dhe Ferizaj.

Feronikeli e mposhti 2:0 Gjilanin dhe tani e mban pozitën e parë në tabelën e Superligës së Kosovës, ndërsa Llapi siguroi fitore me epërsi minimale ndaj Dritës dhe u ngrit në pozitën e dytë.

Në ndeshjen kundër Ballkanit, Ferizaj siguroi fitore me rezultat 4:1 dhe u largua për një pozitë nga zona e rrezikut për të rënë nga Superliga në Ligën e Parë. Atë pozitë e zë tani Ballkani.

Feronikeli 2:0 Gjilani

Ndeshja mes Feronikelit dhe Gjilanit, e cila po zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, u mbyll me epërsi minimale për vendasit

Dy rastet e vetme të mira për të shënuar në 45 minutat e parë, Feronikeli i shndëroi në gola, përmes Kastriot Rexhës dhe Jean Da Silvës. Pjesa e dytë përfundoi pa asnjë gol, përkundër rasteve që i kishin të dy skuadrat.

Llapi 1:0 Drita

Ndeshja në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë u mbyll me fitore për Llapin, që arriti ta fitojë këtë betejë mjaft të vështirë me Dritën, e cila radhitet në pozitën e katërt në tabelën e Superligës.

Me këtë fitore, Llapi ngrihet në pozitën e dytë, mirëpo është në pritje të Prishtinës, e cila do ta zhvillojë ndeshjen e kësaj xhiroje nesër.

Ballkani 2:4 Ferizaj

Ballkani pësoi disfatë të thellë 4:2 në shtëpi kundër Ferizajt. Këto tri pikë të humbura bëjnë që klubi nga Suhareka ta rrezikojë edhe më shumë rënien nga Superliga në Ligën e Parë. Megjithatë, as Ferizaj nuk e ka vendin e sigurt, pasi që pozicionet vetëm një pozitë më lartë.

Për Ballkanin shënuan Jetmir Topalli (39’) dhe Bajram Nebija (90+3’), ndërsa për Ferizajn shënuan Dren Gashi (29’, 48’), Qëndrim Dautaj (64’) dhe Ermal Krasniqi (90+1’). 

(Kosova Sot)