Shtyhet festa e Barcelonës për titullin e La Ligës

  • 27 April 2019 - 18:35
Shtyhet festa e Barcelonës për titullin e La Ligës

Barcelona do të duhet të presë të paktën edhe disa orë para se ta festojë titullin e kampiones së La Ligës për këtë sezon.

Fitorja me epërsi minimale e Atletico Madridit, në ndeshjen kundër Real Valladolidit, ka bërë që skuadra e Ernesto Valverdes të duhet të presë të paktën deri pas ndeshjes së tyre, për ta festuar titullin e kampionit të Spanjës.

Barcelonës do t’i kishte mjaftuar disfata e Atletico Madridit për ta siguruar titullin, edhe pa e luajtur fare ndeshjen e kësaj xhiroje. Mirëpo, ashtu siç ndodhi në mesjavë, rivali nuk ia dhuroi katalonase këtë kënaqësi.

Megjithatë, përkundër fitores së Atletico Madridit, Lionel Messi do ta ketë mundësinë ta ngrejë titullin e dhjetë të La Ligës në karrierën e tij sonte, nëse arrin ta fitojë ndeshjen kundër Levantes, e cila fillon në orën 20:45.

Barcelona do të luajë në Camp Nou edhe një herë tjetër këtë sezon, më 12 maj kundër Getafes, mirëpo Federata e Futbollit të Spanjës ka vendosur që trofeu t’i dorëzohet Barcelonës sa më parë që të jetë e mundur.

(Kosova Sot)