Pasi e theu rekordin për golin më të shpejtë, sulmuesi i Premierligës vjen me gabimin e sezonit

  • 27 April 2019 - 18:57
Pasi e theu rekordin për golin më të shpejtë, sulmuesi i Premierligës vjen me gabimin e sezonit

Futbollisti i Southamptonit, Shane Long, e ka kaluar një javë mjaft interesante në Premierligë.

Të martën, sulmuesi irlandez, Shane Lond, e theu rekordin për golin më të shpejtë në histori të Premierligës. Ai shënoi në ndeshjen kundër Ëatfordit pas vetëm 7.69 minutave lojë.

Megjithatë, ndeshja që u zhvillua sot nuk përfundoi me po të njëjtën ton pozitiv për irlandezin, i cili sot e ka humbur njërin ndër rastet më të lehta për t’u shënuar gjatë këtij sezoni.

Kur ndeshja ishte ende barazim, Long nuk arriti ta gjejë portën nga vetëm pak metra largësi. Përkundër që porta ishte e zbrazët, topi i goditur nga Long nuk e preku rrjetën, por shkoi drejt e në shtyllë.

(Kosova Sot)