Messi, në stol edhe për ndeshjen në të cilën Barcelona mund të shpallet kampione

  • 27 April 2019 - 20:00
Messi, në stol edhe për ndeshjen në të cilën Barcelona mund të shpallet kampione

Fitorja për skuadrën e Ernesto Valverdes në ndeshjen kundër skuadrës që rrezikon të bie nga liga do t’i jepte fund edhe matematikisht garës për titullin e La Ligës, me edhe tri ndeshje të tjera deri në fund.

Me vetëm edhe pak ndeshje para fundit të sezoni, Barcelona po luan për titullin e kampiones së La Ligës në ndeshjen kundër Levantes, e cila zhvillohet sonte në orën 20:45, në Camp nou.

Katalonasit janë gjashtë pikë para Atletico Madridit, që e ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. Pasi që kanë rekord më të mirë në ndeshjet kundër Atleticos këtë sezon, Barcelona do ta sigurojë titullin e kampionit nëse fiton sonte, përkundër që matematikisht madrilenët mund t’ia barazojnë katalonasit me pikë.

Falë vendit që e kanë në finale të Kupës së Mbretit dhe vendit në gjysmëfinale të Ligës së kampionëve, Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij synojnë tripletën këtë sezon. Hapin e parë drejt këtij qëllimi e kanë mundësinë ta ndërmarrin sonte.

Ndërsa, myafirët e tyre janë të futur thellë në telashe, pasi që renditen afër fundit të tabelës. Edhe pse kjo ndeshje pritet të jetë mjaft e vështirë për ta, lojtarët e Levantes do të duan të marrin pikë në mënyrë që të rrinë sa më larg zonës së rrezikut.

(Kosova Sot)