Futbollisti nokautohet në fushë gjatë ndeshjes së Premierligës

  • 27 April 2019 - 20:16
Futbollisti nokautohet në fushë gjatë ndeshjes së Premierligës

Futbollisti Denis Odoi i Fulhamit mbeti i nokautuar në ndeshjen e sotshme kundër Cardiff Cityt, në kuadër të Premierligës, pasi u përplas me bashkëlojtarin e vet, Maxime Le Marchand.

30-vjeçari Denis Odoi mbeti pavetëdije në ndeshjen e cila po zhvillohej në Craven Cottage, pas incidentit që ndodhi në minutën e 20-të të ndeshjes Fulham – Cardiff City.

Odoi tentoi ta godiste topin drejt portierit Sergio Rico, përderisa Maxime Le Marchand tentoi ta largonte topin nga fusha. Mungesa e komunikimit mes dy futbollistëve la pasoja për Odoin.

Mbrojtësi belg mori oksigjen nga stafi mjekësor sapo u kuptua që atij i nevojitet trajtim i mëtutjeshëm mjekësor.

(Kosova Sot)