Ylli anglez Sancho goditet me shkrepëse gjatë disfatës së Dortmundit

  • 27 April 2019 - 21:21
Ylli anglez Sancho goditet me shkrepëse gjatë disfatës së Dortmundit

Jadon Sanco u godit nga një shkrepëse gjepi, e cila u gjuajt nga tribunat e stadiumit ku u zhvillua ndeshjes mes Borussia Dortmundit dhe Schalkes, të cilën Dortmundi e humbi me rezultat 4:2 të shtunën.

Ylli i talentuar anglez u godit me një objekt përderisa ishte duke e festuar golin e parë të ndeshjes në minutën e 13-të, të cilën e kishte asistuar vetë ai, ndërsa e kishte shënuar Mario Gotzemori anash fushës. 

Anësori Sancho ka qenë shumë mbresëlënës këtë sezon në Bundesligë me Dortmundin. Ai e kryeson listën me asistuesit më të mirë në këtë ligë dhe asisti kundër Schalkes ishte 14-i i tij për këtë sezon.

Ish-lojtari i Manchester Cityt i ka shënuar 11 gola këtë sezon, si dhe ka debutuar për ekipin kombëtar të Anglisë.

Tri pikët e humbura sot mund të jenë vendimtare në garën për titull, pasi që tani Dortmundi është një pikë larg Bayernit në tabelën e Bundesligës. Bayerni i ka edhe katër ndeshje deri në fund të sezonit, ndërsa Dortmundi edhe tri.

(Kosova Sot)