Pamje nga momenti kur Messi e çon lart trofeun e La Ligës

  • 27 prill 2019 - 22:58
Pamje nga momenti kur Messi e çon lart trofeun e La Ligës

Sonte, Lionel Messi e mbajti në duart e veta trofeun e dhjetë të La Ligës me Barcelonës. Këtë trofe, ai ia siguroi Barcelonës me golin e tij në ndeshjen kundër Levantes.

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë e mban edhe shiritin e kapitenit të skuadrës së Barcelonës. Kjo përgjegjësi i ka ofruar Messit që ta ngrejë i pari trofeun e La Ligës këtë sezon.

Barcelona e mposhti Levanten me rezultat 1:0 në Camp Nou. Përkundër që trajneri Ernesto Valverde kishte vendosur ta linte Lionel Messin në stol, duke e mbajtur në mendje ndeshjen e mesjavës kundër Liverpoolit, ai u detyrua ta thërrasë atë për ndihmë sapo filloi pjesa e dytë.

Kapiteni i Barcelonës e dëshmoi pikërisht talentin e tij, pasi që arriti ta shënojë golin e fitores, i cili ia siguroi klubit katalonas titullin e La Ligës, në këtë ndeshje. Argjentinasi ishte i rrethuar nga disa mbrojtës brenda zonës së portierit, mirëpo ai arriti t’i gjejë hapësirat dhe e shënoi golin e vetëm të ndeshjes.

Kjo është hera e tetë në 11 sezonet e fundit, si dhe e 26-ta në histori, që Barcelona ka arritur të shpallet kampione e Spanjës.

Rrugëtimin drejt këtij titulli, skuadra e Ernesto Valverdes e filloi pikërisht para 252 ditëve, me fitore 3:0 ndaj Alavesit.

(Kosova Sot)