Valverde: Nuk është e lehtë ta fitosh titullin ndaj këtyre kundërshtarëve

  • 28 prill 2019 - 08:22
Valverde: Nuk është e lehtë ta fitosh titullin ndaj këtyre kundërshtarëve

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka lartësuar paraqitjen e skuadrës së tij gjatë këtij sezoni, pasi Barça u shpall kampione e La Ligës të shtunën mbrëma, duke këmbëngulur se nuk ka qenë e lehtë ndaj, siç tha, këtyre kundërshtarëve të vështirë.

Barcelona e rrëmbeu edhe një titull tjetër, të tetin në 11 vjet e fundit, në La Liga të shtunën pas fitores 1:0 kundër Levantes në Camp Nou

Lionel Messi u pushua për këtë ndeshje, por në fund ishte ai që ia solli fitoren gjigantit katalonas pasi erdhi nga stoli në pjesën e dytë. Valverde është i lumtur që skuadra e tij është shpallur më e mira e Spanjës përsëri.

“Ta fitosh titullin me këtë distancë, kundër këtyre kundërshtarëve, është gjë e vështirë. Po ashtu, është e vështirë ta bësh dy vite radhazi”, tha Valverde pas ndeshjes.

“Jemi të lumtur dhe kur shohim se njerëzit po e shijojnë, po ndihemi krenar të gjithë”, shtoi ai.

(Kosova Sot)