Chiellini: Me gjithë respektin për Interin, Juventusi dëshmoi se është më i miri në Itali

  • 28 April 2019 - 08:47
Chiellini: Me gjithë respektin për Interin, Juventusi dëshmoi se është më i miri në Itali

Giorgio Chiellini ka thënë se Juventusi dëshmoi të shtunën mbrëma se është klubi më i mirë në Serie A, me gjithë respektin që ka për Interin.

Qendërmbrojtësi italian i Juventusit foli pas barazimit të skuadrës së tij 1:1 kundër Interit të shtunën në Serie A, duke thënë se loja e treguar të shtunën dëshmon se Juve ka qenë dominuese edhe këtë sezon në ligë

Interi kaloi në epërsi herët në pjesë e parë me një supergol nga mesfushori Radja Nainggolan, por Juve barazoi falë Cristiano Ronaldos në fillim të pjesës së dytë.

“Jemi me fat që jemi në gjendje të luajmë në këto ndeshje të mëdha. Sonte pamë një Juventus të vërtetë përsëri, i cili e dominoi edhe këtë sezon të Serie A dhe sonte dëshmoi se është më i miri, me gjithë respektin për Interin”, tha Chiellini.

Juventusi tashmë është shpallur kampion i Serie A për herë të tetë radhazi, që është rekord në top pesë ligat evropiane. 

(Kosova Sot)