Spalletti: Do të qëndroja në Interi për 100 vjet, por i takon klubit të vendosë

  • 28 April 2019 - 08:49
Spalletti: Do të qëndroja në Interi për 100 vjet, por i takon klubit të vendosë

Luciano Spalletti ka këmbëngulur se do t’ia përkushtonte të ardhmen e tij Interit edhe për 100 vjet, por e pranoi se i takon klubit të vendosë nëse dëshiron ta mbajë atë në pozitën e trajnerit apo jo.

Pas barazimit të Interit 1:1 kundër Juventusit të shtunën në Serie A, trajneri i zikaltërve Spalletti foli edhe për të ardhmen e tij, duke konfirmuar se dëshiron të mbetet në klub

Ai u pyet për të ardhmen e tij pas thashethemeve se ai mund të zëvendësohet nga Antonio Conte apo Jose Mourinho pas përfundimit të këtij sezoni.

“Ky nuk është problem, klubi do të vendosë. Me qejf do të qëndroja për 100 vjet, por është e drejtë që Interi të vendosë se çfarë është më mirë për klubin|, tha Spalletti.

“Interi ka njerëz të cilët dinë si të marrin vendime dhe mbi të gjitha ta mbrojnë klubin”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)